Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Adventure – “Maja e Kunorave” / Pashtrik !

March 3, 2019 @ 7:00 am - 9:00 pm

Përshëndetje dashamirë të bjeshkatarisë dhe Hiking Njerit,

ju informojmë se Hiking Njeri këtë të Diele më 3 Mars do të organizojë ecjen në një ndër majat më së paku të vizituara në Kosovë, “Maja e Kunorave” në vargmalin e Pashtrikut.

Kjo maje gjendet në Komunën e Gjakovës dhe në kufi me Shqipërinë. Nga Maja mund te shihet një peisazh 360 shkallësh, nga e cila gjysma është kah Shqipëria dhe gjysma tjetër kah Kosova.
Natyra është interesante, me male, gremina, kanjone, pejsazhe, stane etj. Moti po thuhet se do të jetë me maxx DIELL.

Nisja do të bëhet nga Prishtina (fushat e tenisit ne Breg te diellit) në 07:00 ndërsa kthimi nëse gjithcka shkon mirë rreth orës 2100.

Gjatësia komplete e ecjes është rreth 13 km (ngjitje/zbritje) dhe hynë në kategorinë e ecjeve me vështërsi të kombinuar mesatare nëpër shteg malor.

Gjatë këtij organizimi do të keni mundësi të ecni dhe shihni:
Pashtrikun, pjesë të gjëra të Shqipërisë Veriore, fshatin Vllahne, Bjeshkët e Nemuna, Rrafshin e Dukagjinit, Gjakovën, fshatra të ndryshme etj.

Mbathjet duhet të jenë me COKULLA / Pllanika (ose diçka të ngjajshme). Merrni jakne të dimrit (më të trashë) pasi në bjeshkë moti ndryshon shumë.
DUHET per çdo rast të keni llampë / dritë / ndriqim nga telefoni.

Merrni së paku 1 L ujë me veti.

Hiking Njeri fton të gjithë të interesuarit që ta rezervojnë vendin përmes telefonit: 045 834 141 (viber).
Rezervimet të bëhen nga ora 13 – 20h

Pjesmarrja 10 EU për person

I LUSIM PJESMARRËSIT QË TË JENË TË SAKT (disa minuta përpara) TE VENDI I NISJËS NË: 0650

Ushqimin, të cilin e blejmë gjatë rrugës ose e pregadisim vet para nisjes e paguan secili për veti.

Ejani dhe shijoni bukuritë e bjeshkëve madhështore të Gjakovës / Shqipërisë.

Mos harroni, gjatë ecjes ju e mësoni Kosovën e panjohur, i bëni mirë trupit dhe mendjes, bëni shoqëri të reja, bëni fotografi të paharrueshme, dhe shumë tjera.
Mbusheni jetën me eksperienca !

Live to the Maxx !
Hiking Njeri

OJQ HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË RAST TË LËNDIMIT EVENTUAL TË BJESHKATARIT.

LUSIM PJESMARRËSIT QË NË ÇDO RAST GJATË ECJES TË QËNDROJNË AFËR GUIDAVE TONA. HIKING NJERI NUK MERR PËRGJEGJËSI NË ÇOFTËSE NDONJË INDIVID OSE GRUP ECË PA PREZENCËN E NDONJËRIT TË GUIDAVE TANË !

JU LUSIM QË TA RUANI AMBIENTIN !!
NDALOHET HUDHJA E MBETURINAVE NË NATYRË !
Ju lusim që ato ti fusni në një qese dhe ti bartni me vete.
JU FALEMNDERIT !

ENGLISH

On Sunday March the 3rd hiking to beautiful Gjakova mountain peak of “Maja e Kunorave” in Pashtrik. This mountain is based between Kosovo and Albania, close to the main peak of Pashtrik mountain.

The level of difficulty is moderate with aprox 13 km (ascent and descent) forest trail.

To reserve your seat please call 045 834 141 (viber) .
Reservations from 1pm-8pm.

We will start with a bus at 0700 am Sunday morning (sharp) in front of the tennis courts (Sunny Hill) in Pristina and come back at the same place around 21 00 pm.

Hiking shoes are highly recommended for this hike.

Details

Date:
March 3, 2019
Time:
7:00 am - 9:00 pm

Organizer

Kosova Hiking Trips
Phone:
+386 49 248 716
Email:
beni@hikingnjeri.com
Website:
www.hikingnjeri.com

Venue

Kosova Hiking Trips
Rr Agim Ramadani A-3/9
Prishtina, Kosova 10000 Albania
+ Google Map
Phone:
+383 45 834 141
Website:
www.hikingnjeri.com