Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

20 vite liri – 20/20 – 20 years of independence

June 17, 2019 @ 8:00 pm - June 23, 2019 @ 10:00 pm

Të respektuar bashkëqytetarë,

Para saktësisht njëzet vitesh, Prishtina kthehej në sytë e botës, por sidomos në zemrat e çdo prishtinasi, thjeshtë Prishtinë.

Dita e Çlirimit të Prishtinës, 11 qershori, shënon çlirimin nga forcat pushtuese. Sot, në këtë njëzetvjetor jubilar kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që ishin aktorë të çlirimit të Prishtinës. Sepse para se të jetë një fitore, një festë, çlirimi i Prishtinës ishte një betejë. Një luftë për Prishtinën, luftë për Kosovën. Luftë e brezave të tërë të Republikës.

Dita e Çlirimit të Prishtinës, 11 qershori, shënon edhe fillimin e një beteje tjetër. Një luftë tjetër. Luftë me kaosin, informalitetin dhe degradimin. Sot, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që luftojnë çdo ditë për një Prishtinë funksionale. Nga Rexhep Luci i ndjerë e deri të urbanistët, arkitektët, ambientalistët, arkeologët, sportistwt, historianët, shërbyesit civilë etj.

Por, mbi gjithash, Prishtina e kujtesës kolektive dhe e zhvillimit në tranzicion, po ruhet dhe po bëhet nga qytetarët.

Prishtina e vitit 2019 nuk është pa probleme. Por, Prishtina e vitit 2019 është edhe Prishtina me planifikim hapësinor dhe plan urban, me transport publik, me rend ndërtimor, me më shumë hapësira publike dhe gjelbërim, me mbrojtje institucionale të trashëgimisë kulturore, me infrastrukturë moderne sportive dhe kulturore, me shërbime efikase administrative, me kuzhinë popullore, me qendra për pensionistët dhe çerdhe publike për fëmijët, me shëndetësi cilësore publike dhe me përkujdesje për shtresat e margjinalizuara etj.

Qytet universitar, Prishtina është sot qytet i kulturës, sportit, rinisë. Qytet mikëpritës. Qytet i diversitetit. Qytet i paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës. Qytet i cili ka qenë, është dhe do të mbetet shtëpi për figurat e njohura si Nexhmije Pagarusha e Fadil Vokrri.

Një Prishtinë zhvillimore, mjedisore dhe sociale.

Të dashur prishtinas,

Muaji qershor i këtij përvjetori jubilar hapet me një sërë aktivitetesh. Është muaj i kujtesës dhe shpresës. Muaj i festës.

Njëzet aktivitete kulturore, edukative, inovative, sportive dhe artistike për njëzetvjetorin.

Aktivitete për ta ndërtuar të ardhmën pa e harruar të kaluarën. Aktivitete në gjithë qytetin, për të gjitha moshat, profilet dhe shtresat shoqërore.

Gjatë muajit qershor, Prishtina kujton, Prishtina lexon, Prishtina këndon, Prishtina vrapon, Prishtina vallëzon, Prishtina garon.

Aktivitete për fëmijë, festival i valleve tradicionale, koncerte, konferenca mbi teknologjinë, ekspozita, ndeshje solemne futbolli, streetball dhe streetparty, javë filmi etj. Llojllojshmëri aktivitetesh.

Le ta shënojmë njëzetvjetorin e çlirimit aty ku nisën dhe u realizuan ëndrrat tona.

Në Prishtinën e dëshpërimit të djeshëm, zhvillimit të sotshëm dhe shpresës së nesërme.

Në Prishtinën që duam. Në Prishtinë tonë!

Urime!

Details

Start:
June 17, 2019 @ 8:00 pm
End:
June 23, 2019 @ 10:00 pm

Organizer

Komuna e Prishtines

Venue

Prishtina